Omnikum CBD

“Është zbuluar se CBD mundet dukshëm të kontribuojë në funksionimin e drejtë të trupit dhe se mund të ketë efekt të drejtpërdrejtë pozitiv në shëndetin tonë. Ka veprim të fuqishëm anti inflamator dhe mund të ndihmojë në pengimin e ndezjeve në trup (në mënyrë preventive).

Forma farmaceutike: kapsula

Përmbajtja: Omnikum CBD 5mg përmban:

CBD (Cannabidiol) …………………………………………. 5 mg”

“Çka është Omnikum CBD 5mg dhe për çka përdoret?

Vaji nga CBD ose kanabidoli është kanabinoid jo psikoaktiv (nuk krijon ndjenjë qetësimi ose disponimi) që lajmërohet te kanabis sativa. CBD është kanabinoidi i vetëm me të cilin janë bërë studime të ndryshme të kontrolluara, eksperimentale dhe klinike mbi njerëzit.

Vaji nga CBD mund të përdoret gjatë:

– Çrregullimeve të muskujve dhe nyjave (për shembull, reumatizëm, multipleks skleroza);
– Problemeve me gjumin;
– Epilepsisë;
– Astmës;
– Migrenës, (tendosjes) kokëdhembjes, stresit dhe lodhjes psikike;
– Tendosjes së muskujve, ngërçeve dhe lëvizjes së përhershme të këmbëve;
– Trajtimit të dhembjes (për shembull, dhembjeve menstruale);
– Të përzierave;
– Nivelit shumë të lartë të sheqerit në gjak;
– Gjendjeve të lëkurës siç është ekzema, psoriaza dhe aknet;

Çka duhet të dini para se ta përdorni Omnikum CBD 5mg?

Endokanabinoidet

Trupi i njeriut sikurse trupi i gjallesave tjera (gjitarëve) përmban sistem endokanabionid. Endokanabinoidet janë kanabinoidet e vetme në trup: trupi vetë i prodhon (nga këtu rrjedh edhe fjala endo). Janë me rëndësi të madhe për funksionimin e shëndetshëm të organizmit. Endokanabinoidet në një masë i kontrollojnë të gjitha proceset e rëndësishme të trupit. Nëse ky sistem nuk është i baraspeshuar mirë ose nëse ka mungesë të kanabinoideve në organizëm, mund të vijë deri te paraqitja e problemeve të ndryshme shëndetësore. Për këtë, futja e kanabinoideve në organizëm mund të sigurojë përmirësimin e shëndetit në fusha të ndryshme/ në zvogëlimin e vështirësive të ndryshme (kronike). Hulumtimet kanë treguar se nëse fusim vaj të CBD në sistemin tonë endokanabinoid, nuk vjen deri te vartësia, por deri te sistemi më i shëndetshëm endokanabinoid dhe i trupit.

Fitokanabinoidet

Konopi është bima e vetme me më shumë se 80 fitokanabinoide të ndryshme. Kanabinoidet bimore të cilat ngjajnë saktë sikurse endokanabinoidet tona THC (tetrahidrokanabinol) dhe CBD (kanabidiol) janë dy kanabinoidet më të njohura të cilët qëmoti kanë marrë vëmendjen e madhe në përdorimin mjekësor.

Dallimi në mes THC dhe CBD

THC është kanabinoidi më i njohur dhe më prezent në kanabis; emri i tij do të thotë delta-9- tetrahidrokanabinol. Ky kanabinoid është përgjegjës për ndikimin më të rëndësishëm psikoaktiv që përjetohet pas konsumimit të kanabisit. CBD është kanabinoidi i dytë në kanabis. Ai fitohet nga lulet dhe gjethet e bimës konop. Kjo substancë ka mundësi të mira për përdorim në fushën e mjekësisë dhe është komponenta të cilën e kërkojnë përdoruesit mjekësorë. CBD për dallim nga THC nuk është substancë psikoaktive, për këtë nuk prodhon ndjenjën e qetësisë ose disponimit dhe për këtë është i sigurt për përdorim.

Shtatzënia dhe gjidhënia:

Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të merrni ndonjë ilaç.

Si ta përdorni Omnikum CBD 5mg?

Rekomandohet përdorimi i 1 kapsule në ditë. Kapsula gëlltitet lehtë. Kapsulat kanë përparësi për shkak se doza është saktë e përcaktuar në 5 mg vaj i pastër i CBD, ashtu që njerëzit munden saktë ta dinë se sa janë duke marrë. Kapsulat nuk kanë veprim psikoaktiv dhe ndikime tjera të padëshiruara.

Nuk duhet të tejkalohet doza e rekomanduar ditore.

Nëse keni përdorur dozë më të madhe të Omnikum CBD 5mg sesa që duhet: menjëherë duhet të këshilloheni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Nëse keni harruar që të përdorni Omnikum CBD 5mg: mos merrni dozë të dyfishtë për ta kompensuar dozën e lëshuar.

Efektet e mundshme anësore (reaksione) nga Omnikum CBD 5mg

Produkti nuk ka efekte të mundshme anësore. Nëse vëreni ndonjë efekt të padëshiruar, ju lutemi që ta informoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Ruajtja dhe afati i përdorimit të Omnikum CBD 5mg

Produkti duhet të ruhet jo i hapur në paketim në temperaturë deri në 25º C.
Duhet të ruhet nëpër vende larg fëmijëve.

Numri dhe data e vendimit për qarkullim:12-2983/4 i datës 21.12.2020.

Ilaçi nuk duhet të përdoret pas datës së përfundimit të afatit të përdorimit që është i regjistruar në paketim.

Para përdorimit, lexojeni udhëzimin me kujdes! Për indikacionet, rrezikun nga përdorimi dhe efektet e padëshiruara të produktit të kufizuar, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

“Shëndeti meriton më shumë vëmendje!”