“Omnikum brendi në portofolin e vet përmban kategori të ndryshme të produkteve të cilat mund t’i gjeni kryesisht në barnatoret PlusPharma.

Qëllimi dhe ideja kryesore me të cilat janë krijuar dhe formuluar është përparimi i shëndetit të blerësit.

Në krijimin e produkteve punon ekipi i shumë njerëzve profesionistë (farmacistë dhe mjekë) të cilët duke i përdorur informacionet më të reja dhe risitë shkencore nga përvojat nëpër botë, me përkushtim dhe me kujdes e bëjnë zgjedhjen dhe kombinimin e përbërsve të ndryshëm, duke fituar produkte cilësore të prodhuara nëpër fabrikat e Unionit Evropian (Holandë).

Me zhvillimin teknologjik dhe zhvillimin e vetëdijes njerëzore, vlerat njerëzore janë gjithnjë e më shumë në fokus. Theksi vihet në mënyrën e shëndetshme të jetesës, rëndësinë e të ushqyerit organik, aktivitetet sportive, meditimin etj…

Një motiv i madh në krijimin e këtyre produkteve ishte lehtësimi i aktiviteteve të përditshme, funksionimi në një nivel më të lartë në kryerjen e obligimeve të përditshme, duke siguruar kështu kënaqësi dhe më shumë energji për një jetë më të lumtur.

Omnikum produktet jua ofrojnë pikërisht atë. Plotësim i shëndetshëm i nevojave ditore të vitaminave dhe mineraleve, në mënyrë që të sigurohet funksionimi dhe mbrojtja e duhur e trupit.”

Gjatë gjithë procesit të përgatitjes së produkteve për këtë markë, ne u udhëzuam nga ajo që më së shumti mungon në trup me stilin e sotëm të jetës dhe ka një rëndësi të madhe për funksionimin normal dhe të përparuar të secilit person.

Përfundimi në të cilin arritëm ishte i qartë. Përveç zgjedhjes së materialeve fillestare cilësore, është shumë e rëndësishme ndjekja e kërkimeve dhe njohurive më të fundit në shkencë, të cilat garantojnë një produkt që funksionon. I gjithë portofoli i produkteve të markës Omnikum prodhohet sipas standardeve më të fundit teknologjike, të cilat drejtohen nga rregulloret evropiane.

Për këtë Omnikum me krenari jua paraqet një filozofi më ndryshe të qasjes në krijimin e produkteve për të mbështetur trupin tuaj.

Marka Omnikum në portofolin e saj përmban disa kategori të ndryshme të produkteve që ndihmojnë në përmirësimin dhe mirëmbajtjen e shëndetit të njeriut si dhe funksionimin e avancuar të trupit dhe mendjes.

Kështu që ne nuk ndalemi këtu, traditën dhe përvojën që e ka ekipi i Omnikum, synon që të krijojë dhe zgjerojë linjat e produkteve nga segmente të tjera të farmacisë dhe jetesës së shëndetshme.