Omnikum Vitamin C 1000mg

Omnikum Vitamin C 1000mg janë tableta me Vitaminë C dhe me ekstrakt të kaçës. Në një pako janë 75 tableta, mjaft për 2 muaj e 15 ditë. Tabletat ruani në vend të thatë në temperaturë prej 25°С, larg dritës si dhe larg fëmijëve. Tabletat janë të dedikuara për personat e rritur. Forma farmaceutike: tableta.

Përbërja:

Vitaminë C………………..1000 mg
Ekstrakt i kaçës …………40 mg

Çka është Omnikum Vitamin C 1000 mg dhe për çka përdoret?

Omnikum Vitamin C 1000 mg janë tableta që përmbajnë vitaminë C.

Vitamina C kontribuon në mirëmbajtjen e eshtrave të forta dhe dhëmbëve të fuqishëm. Është i dobishëm për funksionimin normal të sistemit imunitar. Vitamina C është antioksidant dhe i ndihmon qelizat në mbrojtje nga ndikimet e jashtme dhe nga stresi. Vitamina C e zmadhon absorbimin e hekurit dhe kontribuon në zvogëlimin e lodhjes dhe raskapitjes. Njëherësh kontribuon në mirëmbajtjen e metabolizmit normal energjetik, kontribuon për funksionimin normal të sistemit nervor dhe të funksioneve fiziologjike,

Si ta përdorni Omnikum Vitamin C 1000 mg?

Rekomandohet përdorimi i 1 tablete në ditë gjatë ushqimit.

Nuk duhet të tejkalohet doza ditore e rekomanduar.

Nëse keni përdorur dozë më të madhe të Omnikum Vitamin C 1000 mg sesa që është përcaktuar: menjëherë duhet të këshilloheni me mjekun ose farmacistin tuaj

Nëse keni harruar që ta merrni Omnikum Vitamin C 1000 mg: mos merrni dozë dyfishe për ta kompensuar dozën e lëshuar.

Çka duhet të dini para se ta përdorni Omnikum Vitamin C 1000 mg?

Omnikum Vitamin C 1000 mg nuk përdoret për preventivë ose për trajtimin e sëmundjes.

Shtatzënia dhe gjidhënia:

Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të merrni çfarëdo ilaçi.

Efektet e mundshme anësore (reaksione) nga Omnikum Vitamin C 1000 mg?

Produkti nuk ka efekte anësore.

Nëse vëreni ndonjë efekt anësor, ju lutemi informojeni mjekun ose farmacistin tuaj.

Numri dhe data e vendimit për qarkullim: 12-9747/2 të datës 10.11.2020

Para përdorimit, lexojeni udhëzimin me kujdes! Për indikacionet, rrezikun nga përdorimi dhe efektet e padëshiruara të produktit të kufizuar, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

“Shëndeti meriton më shumë vëmendje!”