Omnikum Osteo

Paraqet formulë komplete e cila kontribuon për mirëmbajtjen e eshtrave të shëndetshme. Tabletat në përbërjen e tyre kanë Ca (kalcium), Mg (magnez), Vitaminë C, Zn (zink), Mn (mangan), Cu (bakër), Vitaminë К2, Vitaminë D dhe borat natrium.

Format e zgjedhura me kujdes të komponentave përbërëse të cilat lehtë absorbohen, me qëllim që më mirë të përdoren nga trupi.

Omnikum Osteo përdoret për preventivë nga demineralizimi i eshtrave (te gratë pas menopauzës). Nëse keni problem me gjunjë ose me dhembje të nyjave pas operacionit, rekomandohet përdorimi i Omnikum Osteo për shërim më të shpejtë, sepse trupi do t’i ketë në disponim elementet themelore ndërtuese për eshtra të shëndetshme, nyja dhe muskuj.

Omnikum Osteo – 60 tableta

Përbërja: Borat natrium (4,583mg), karbonat kalciumi (1401,944mg), citrat kalciumi (47,619mg), sulfat bakri (0,273mg), oksid magnezi (328,534mg), citrat magnezi (22,727mg), sulfat mangani (0,563mg), Vitaminë C (7,113mg), Vitaminë D3 (holekalciferol) 2.50 mcg; 1,200 mg (100,000 IU / g.), Vitaminë K2 (menakinon -4) (4,125mg), oksid zinku (6,410mg).

Çka është Omnikum Osteo dhe për çka përdoret?

Omnikum Osteo është formulë e krijuar speciale e cila është gjithëpërfshirëse dhe është e dedikuar për mirëmbajtjen e eshtrave të forta, dhëmbëve dhe muskujve fleksibil.

Kalciumi ndihmon në mirëmbajtjen e eshtrave dhe dhëmbëve të fortë, ndihmon në ndalimin e pakësimit të mineraleve të eshtrave te gratë pas menopauzës, që është faktor rreziku për fraktura osteoporoze të eshtrave.

Magnezi merr pjesë në funksionimin normal të muskujve dhe jep energji shtesë me rastin e lodhjes.

Vitamina D3 mundëson absorbimin normal të kalciumit dhe fosforit si dhe të nivelit normal të kalciumit në gjak, duke mundësuar mirëmbajtjen e eshtrave të shëndetshme, në të vërtetë e shton absorbimin e kalciumit në eshtra dhe ndikon në forcimin e imunitetit.

Zinku i mban eshtrat dhe është i mirë për lëkurën, flokët dhe thonjtë.

Vitamina C është i rëndësishëm për formimin e kolagjenit i cili në anën tjetër është i rëndësishëm për eshtrat, kërcin dhe për mirëmbajtjen e eshtrave të forta.

Mangani ka ndikim në formimin normal të indit lidhës në kërce dhe eshtra.

Bakri mundëson mirëmbajtjen normale të indit lidhës.

Vitamina К2 kontribuon për mpiksjen normale të gjakut.

Bori merr pjesë në mirëmbajtjen e strukturës së eshtrave dhe nyjave.

Doza e rekomanduar është 1 tabletë në ditë gjatë ushqimit.

Mbajeni shëndetin e eshtrave tuaja me vetëm një tabletë në ditë.

Shëndeti meriton më shumë!
Kërkojeni në barnatoret PlusPharma!”