Omnikum Magnesium 400mg

Question Për çka nevojitet magnezi në organizëm?
Answer

Magnezi është njëri prej elementeve më me bollëk në trupin e njeriut, ku merr pjesë në mbi 300 procese metabolike dhe vitale. Magnezi e ndihmon aktivitetin e enzimeve. Enzimet janë proteina që janë përgjegjës për zhvillimin e proceseve biokimike në trup.

Ato kanë bashkfaktorë të cilët e përcaktojnë aktivitetin e tyre. Është njëri prej bashkfaktorëve më të rëndësishëm. Aktivitetet sikurse prodhimi i qelizës ose sinteza e proteinave e ATP. Sinteza e ATP është e paracaktuar nga magnezi. ATP është burim i energjisë në çdo qelizë. Magnezi gjithashtu e lehtëson sintezën normale të ADN dhe në këtë mënyrë ndikon në funksionin e përgjithshëm të qelizës, magnezi e rregullon homeostazën, merr pjesë në baraspeshimin e mineraleve në trup, është pjesë përbërëse e eshtrave dhe dhëmbëve, e relakson muskulaturën etj.

Question Cili ushqim është burim i magnezit?
Answer

Bananet, bajamet, spinaqi, farat e kungullit, avokado, çokollata e zezë, orizi ngjyrë kafeje, jogurti etj.

Question Çka ndodh me rastin e mungesës së magnezit në organizëm?
Answer

Mund të paraqiten këto gjendje: pagjumësia, ngërçe të muskujve, diabeti, astma, çrregullime në sistemin nervor, çrregullime kardiovaskulare, osteoporozë dhe një numër i madh i çrregullimeve tjera.

Question Çka është Omnikum Magnesium?
Answer

Omnikum Magnesium janë kapsula të cilat në përbërjen e tyre përmbajnë magnez, Vitaminë B6 dhe aminoacidin L-triptofan.

Question Çka mund të ndodh nëse merrni sasi më të madhe të magnezit?
Answer

Nëse merrni shumë magnez, mund të keni diare ose jashtëqitje të butë, rrahje të pakontrolluara të zemrës, aktivitet të zvogëluar të gjëndrave, zvogëlim të shtypjes së gjakut, çrregullim të balancës së mineraleve në organizëm etj.

Question Si përdoret Omnikum Magnezium?
Answer

Doza e rekomanduar është 1 kapsulë në ditë me ujë.

Question Çfarë ndikimi ka magnezi në zemër?
Answer

Magnezi është mineral që ndikon në funksionin e të gjithë muskujve. Magnezi merr pjesë në këmbimin e elektroliteve në zemër. Po ashtu ai është vazodilatator natyror, e zmadhon qarkullimin e gjakut nëpër enët e gjakut dhe e zvogëlon shtypjen e gjakut.

Question Çka është L-triptofan dhe cili është roli i tij në përbërjen e Omnikum Magnesium?
Answer

L-triptofani është aminoacid dhe ka rolin e pararendësit për sintezën e serotoninës, i njohur si hormoni i lumturisë. Në këtë mënyrë ndikon në përmirësimin e disponimit.

Question Cilat janë dozat ditore të rekomanduara të magnezit?
Answer

375 – 600mg është marrja e rekomanduar e magnezit për personat e rritur.

Question Si ta di se Omnikum Magnesium është produkt i duhur për mua?
Answer

Ju rekomandojmë që të konsultoheni me ndonjë farmacist të barnatoreve PlusPharma. 

Question Ku mund ta blej Omnikum Magnesium?
Answer

Omnikum Magnesium mund të blihet nëpër barnatoret PlusPharma.

Omnikum CBD

Question Çka është CBD dhe për çfarë përdoret?
Answer

CBD është kanabinoid i izoluar nga bima konop. Kanabinoidet janë komponime kimike të cilat kur hyjnë në trupin tonë, bijnë në interaksion me receptorët kanabinoidë të shpërndarë anekënd në organizëm. Kur CBD lidhet me këta receptorë, aktivizohen disa procese të caktuara fiziologjike të cilat ndihmojnë që të rregullohet apetiti, dhembja, disponimi dhe memoria.

Question Cili është dallimi në mes CBD dhe marihuanës?
Answer

CBD në mënyrë natyrore gjendet dhe është pjesë e bimës së quajtur konop. Nuk ka ndikim psikoaktiv dhe nuk shkakton “high” gjendje. CBD izolohet i pastër, me mbetje të parëndësishme të THC. THC është shkaktari kryesor i ndikimit psikoaktiv.

Question Çka është Omnikum CBD?
Answer

Janë kapsula të cilat në përbërjen e tyre përmbajnë 5mg CBD vaj të pastër të fituar me CO2 ekstraktimin e gjethit, lules dhe farës së bimës konop.

Question Për çka përdoret CBD?
Answer

Çrregullime të muskujve dhe nyjave (p.sh. reumatizma), probleme me gjumin, epilepsi, astmë, migrenë, tendosje, kokëdhembje, stres, lodhje psikike, tendosje muskulore, ngërçe dhe lëvizje e rregullt e këmbëve, trajtim i dhembjeve (p.sh. dhembje menstruale), të përziera, nivel i lartë ose shumë i lartë i sheqerit, ndryshime të mëdha në lëkurë si psoriaza, ekzemë ose akne etj.

Question Kapsulat Omnikum CBD a mund të përdoren lehtë?
Answer

Po. Janë kapsula të vogla të cilat përdoren lehtë.

Question Si përdoret Omnikum CBD?-
Answer

Rekomandohet që të përdoret nga një kapsulë në ditë. Nuk duhet të tejkalohet doza e rekomanduar. Më së miri është të gëlltiten me një gotë ujë.

Question A kanë kapsulat CBD efekte të padëshiruara?
Answer

Jo. Omnikum CBD kapsulat nuk kanë efekte të padëshiruara.

Question Fëmijët a mund t’i përdorin kapsulat Omnikum CBD?
Answer

Jo. Kapsulat janë të dedikuara vetëm për pacientë të rritur.

Question Çka nëse e tejkaloj dozën e rekomanduar të kapsulave Omnikum CBD?
Answer

Rekomandohet që të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Omnikum Zinc & Selenium

Question Cila është doza ditore e rekomanduar e selenit dhe zinkut?
Answer

Doza ditore e selenit e rekomanduar për të rritur është 55mcg, derisa e zinkut është 10-15mg.

Question Çka është zinku dhe seleni?
Answer

Zinku dhe seleni janë minerale. Ato janë ndër mineralet kryesore që i duhen trupit për funksionim normal. Kanë rol në pjesën më të madhe të proceseve që zhvillohen në trupin e njeriut, gjegjësisht pa to, këto procese nuk mund të zhvillohen.

Question Çka është Omnikum Zinc&Selenium?
Answer

Ato janë tableta të cilat në përbërjen e tyre kanë zink dhe selen. Përveç këtyre dy mineraleve, përmbajnë edhe vitamina A, B, C dhe E.

Question Si të përdoren Omnikum Zinc&Selenium tabletat?
Answer

Omnikum Zinc&Selenium tabletat rekomandohet që të merren një herë në ditë nga një tabletë gjatë ushqimit, me një gotë ujë.

Question A mund të përdoren Omnikum Zinc&Selenium tabletat për trajtimin e ndonjë sëmundje?
Answer

Jo. Këto tableta nuk janë të dedikuara për shërimin e sëmundjeve.

Question A janë vegane Omnikum Zinc&Selenium tabletat?
Answer

Po, këto tableta janë natyrore dhe vegane.

Question Për çka përdoren zinku, seleni dhe vitaminat?
Answer

Seleni e ndihmon sistemin imunitar, është i mirë për gjëndrën tiroide, ndihmon në mbrojtjen e qelizave të trupit nga ndikimet e jashtme dhe është i mirë për flokët dhe thonjtë.

Zinku ka rol në mirëmbajtjen e eshtrave të forta, kontribuon në rezistencën e fortë gjatë stresit, luan rol të rëndësishëm në ngarkesat dhe aktivitetet mentale, kontribuon në prodhimin e qelizave dhe indeve dhe kontribuon për metabolizmin normal të karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave. Vitamina A ndikon në ndarjen normale të qelizave, është i rëndësishëm për lëkurën, është i mirë për membranat e mukozës së zorrëve dhe mushkërive, është i mirë për sytë, ndihmon në mirëmbajtjen normale të nivelit të hekurit në gjak dhe e forcon imunitetin.

Vitamina B6 gjithashtu e forcon sistemin imunitar. Vitamina B6 e aktivizon energjinë natyrore në organizëm, e rregullon aktivitetin e hormoneve dhe është i mirë për memorien dhe për sistemin nervor. Vitamina C ndikon edhe si antioksidant. Përveç kësaj, ndihmon në mirëmbajtjen e kërcit të shëndetshëm, është i rëndësishëm për gjendjen e mirë të enëve të gjakut, siguron rezistencë të mirë dhe kontribuon në kondicion, e zvogëlon ndjenjën e lodhjes.

Vitamina E është antioksidant dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet e oksidimit. Këto përbërje kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar, i forcojnë flokët e juaja dhe janë të mira për thonjtë tuaj.

Question Cili ushqim është i pasur me zink dhe selen?
Answer

Zink më së shumti ka në kungull dhe në farat e kungullit, në farat e susamit, në spinaq, në sojë, hudhër, patate, qumësht, fasule, oriz ngjyrë kafeje, në misër. Seleni gjendet më së shumti në: arrat braziliane, tuna, vezë, qumësht, jogurt, në orizin ngjyrë kafeje etj.

Question Cilat janë simptomat gjatë mungesës së zinkut dhe selenit?
Answer

Simptomat karakteristike gjatë mungesës së zinkut dhe selenit në trup janë: rënia e imunitetit, lodhja kronike, akne dhe probleme me lëkurën, apetit të zvogëluar, alopeci, diare të shpeshtë, probleme me të pamurit, infeksione shumë të shpeshta, humbje në peshë, koncentrim të zvogëluar, hipertireoidizëm etj.

Omnikum Vitamin C - 1000mg

Question Çka është Vitamina C?
Answer

Njihet edhe si acid askorbik ose më saktë L-acid askorbik. Është vitaminë hidrosolubile, gjegjësisht vitaminë që tretet në ujë. Organizmi nuk ka mundësi që ta depozitojë tepricën e Vitaminës C, pra teprica largohet nëpërmjet urinës. Për këtë nevojitet që të merret me anë të ushqimit apo shtojcave (suplementeve). I takon grupit të antioksidantëve.

Question Në cilin ushqim gjendet më së shumti Vitamina C?
Answer

Më së shumti gjendet në pemë dhe perime të freskëta. Pemët e pasura me Vitaminë C janë: pjepri, mango, kivi, ananasi, shalqiri, agrumet (limoni, portokalli, grejpfruti). Perimet e pasura me Vitaminë C janë: brokuli, lulelakra, specat, perimet e gjelbra si spinaqi, lakra etj., patatja e ëmbël dhe e bardhë, domatet etj.

Question A ndihmon Vitamina C në trajtim te pacientët pozitiv me kovid?
Answer

Vitamina C është i rëndësishëm për trupin e njeriut dhe luan rol në zvogëlimin e reagimit inflamator me çka e mbron trupin nga ftohjet. Gjatë mungesës së tij në trup, rritet rreziku i sëmundjeve virusale.

Question Cili është funksioni i Vitaminës C në trup?
Answer

Vitamina C është me rëndësi vitale për secilin njeri. Është dëshmuar se luan rol në një numër të madh të proceseve që zhvillohen në organizëm. E zvogëlon nivelin e sheqerit. Ka aftësi që të lidhet me radikalet e dëmshme të cilët lirohen në trup për shkak të arsyeve të ndryshme, gjegjësisht ndikon si antioksidant i fuqishëm. Është i rëndësishëm edhe për absorbimin e hekurit etj.

Question Si përdoren tabletat ose kapsulat Vitamin C?
Answer

Rekomandohet që të përdoret doza që është e përshkruar në udhëzimin e suplementeve. Është në rregull që tableta ose kapsula të pihen me ujë. Nuk rekomandohet që të përdoren pijet alkoolike për këtë qëllim.

Question Cila është doza ditore e rekomanduar e Vitaminës C?
Answer

Te njeriu i shëndetshëm, doza ditore e rekomanduar e Vitaminës C është 500-1000mg në ditë. Por, në situata dhe kushte të ndryshme, doza mund të ndryshojë.

Question A është Vitamina C stabil në temperaturën e lartë?
Answer

Jo. Vitamina C është termolabil, gjegjësisht në temperaturë të lartë mund të shkatërrohet. Për këtë rekomandohet që mos të përpunohet ushqimi i pasur me Vitaminë C, gjegjësisht më së miri është që të konsumohet i freskët, me çka do të jeni të sigurt se jeni duke e marrë këtë vitaminë në organizmin tuaj.

Question A ekziston mundësia e mbidozimit me Vitaminë C?
Answer

Teprica e Vitaminës C largohet nga organizmi nëpërmjet urinës dhe në përgjithësi nuk mund të paraqitet mbidozimi me këtë vitaminë. Por, gjatë marrjes së tepruar të Vitaminës C, në trup mund të paraqiten simptomat e llojit të diaresë, vjelljes, ngërçe në bark, probleme me tretjen e ushqimit etj. Këto nuk janë simptoma të komplikuara nga hipervitaminoza me Vitaminën C. Nëse dyshoni se keni marrë sasi të lartë të dozës dhe keni ndonjë simptomë, konsultohuni me mjekun tuaj për hapat e mëtejmë.

Question Cilat janë simptomat që lajmërohen gjatë mungesës së Vitaminës C në organizëm?
Answer

Lodhja, raskapitja, dhembja e nyjave dhe eshtrave, paraqitja e lehtë e mavijosjeve, pika të vogla të kuqe-të kaltra në lëkurë, lëkurë e thatë, flokë që thyhen lehtë (posaçërisht majat), humbja e peshës, shërimi i rënduar i plagëve, ndryshimet në eshtra, humbja e dhëmbëve etj.

Question A duhet të merret Vitamina C bashkë me hekurin gjatë anemisë?
Answer

Rekomandohet që të merret edhe Vitamina C në trajtimin e anemisë. Vitamina C e zmadhon dhe e lehtëson absorbimin e hekurit në organizëm.

Omnikum Omega 3 - 1400mg

Question Çka janë Omega 3 acide yndyrore?
Answer

Omega 3 janë acide yndyrore të pangopura të cilat janë esenciale për organizmin e njeriut. Shprehja “pangopura” kanë të bëjnë me lidhjet dyfishe që i ka në strukturën e acidit yndyror. Omega 3 e tregon pozitën e lidhjes së fundit të dyfishtë në zinxhir, që tregon se lidhja e fundit dyfishe gjendet në atomin e tretë të karbonit i numëruar mbrapsht. Omega 3 acide yndyrore janë EPA (Eicosapentaenoic acid), DHA (Docosahexaenoic acid) dhe ALA ( acidi alfa-linoleik).

Question A është e nevojshme që të merren yndyrëra në nivel ditor në organizëm?
Answer

Absolutisht po. Trupi ka nevojë për marrjen e yndyrërave çdo ditë në ushqim. Duhet ta shtoni marrjen e yndyrërave të shëndetshme sikurse Omega 3, ndërsa ta zvogëloni marrjen e yndyrërave që nuk janë të dobishme për organizmin, si yndyrërat e ngopura dhe acide trans-yndyrore.

Question A ekzistojnë yndyrëra të dëmshme?
Answer

Po. Yndyrërat mund të jenë të dëmshme nëse bëhet fjalë për trand-yndyrëra, ndërsa futja e tyre në trup është e shpeshtë. Acidet e pangopura yndyrore si Omega 3 janë shumë të dobishme dhe për këtë rekomandohet marrja e tyre çdo ditë.

Question Cili ushqim është i pasur me Omega 3 acide yndyrore?
Answer

Omega 3 acide yndyrore me zinxhir të zgjatur si EPA dhe DHA më së shumti gjenden te peshqit sikurse sardelet, skumbri, salmoni, derisa acidet yndyrore me zinxhir të shkurtër si ALA gjenden më shumë në yndyrëra bimore (vaj liri).

Question Përse nevojitet marrja e acideve yndyrore Omega 3?
Answer

Acidet yndyrore Omega 2 kanë role të rëndësishme në secilin organizëm. Më kryesore është se janë të rëndësishme për sistemin kardiovaskular, për zhvillimin e drejtë të fetusit, të funksioneve kognitive të trurit, disponimit etj. DHA është acid yndyror, prej së cilës 40%është ndërtuar masa e hirtë e trurit. EPA ka rol që ta aktivizojë mekanizmin anti inflamator në trup me rastin e cilësdo ndezje.

Question Cila është doza e rekomanduar ditore e Omega 3?
Answer

Sipas rekomandimeve të OBSH, doza ditore e rekomanduar është 200-500mg EPA+DHA.

Question Çka janë acidet yndyrore themelore?
Answer

Acidet yndyrore themelore janë ato të cilat organizmi nuk është i aftë që vetë t’i prodhojë dhe ato duhet të merren nëpërmjet ushqimit dhe shtojcave. Të tilla janë acidet yndyrore Omega 3.

Question A ka ndikim ajo se prej nga rrjedh peshku për sasinë e Omega 3?
Answer

Po. Peshqit që jetojnë nëpër ujërat e ftohtë të Oqeanit Paqësor përmbajnë në vete sasi më të madhe të Omega 3 dhe më pak toksine.

Question Çka nëse nuk hani mjaft peshk në ushqim?
Answer

Marrja e acideve yndyrore Omega 3 me anë të ushqimit është ideale, por jo gjithmonë e mundshme. Për t’i plotësuar nevojat ditore të organizmit, nevojitet shumë shpesh që të hani peshk. Nëse nuk hani peshk shpesh, merrni Omega 3 nëpërmjet suplementeve që ofrohen në treg.

Question Ku mund të blej Omnikum Omega 3?
Answer

Omnikum Omega 3 mund të blihet nëpër barnatoret PlusPharma.

Omnikum Osteo

Question Çka është Omnikum Osteo?
Answer

Omnikum Osteo janë tableta të dedikuara për mirëmbajtjen e eshtrave dhe nyjave.

Question Si përdoret Omnikum Osteo?
Answer

Rekomandohet që të merret nga një tabletë në ditë gjatë ushqimit me një gotë ujë.

Question Nga cila moshë mund të përdoret Omnikum Osteo?
Answer

Këto tableta janë të dedikuara për pacientët e rritur, gjegjësisht nuk janë të dedikuara për fëmijë.

Question A mund të përdoret Omnikum Osteo për preventivë?
Answer

Po. Posaçërisht rekomandohet para, gjatë dhe pas periudhës së menopauzës te gratë.

Question A mund të përdoret Omnikum Osteo si shtojcë gjatë osteoporozës?
Answer

Po. Përdorimi i Omnikum Osteo rekomandohet kryesisht si shtojcë gjatë osteoporozës. Nuk është i dedikuar që të përdoret si ilaç në terapi.

Question A do t’i pakësojë dhembjet e nyjave dhe eshtrave Omnikum Osteo?
Answer

Omnikum Osteo janë tableta të dedikuara për përmirësimin e shëndetit të eshtrave dhe nyjave, si dhe për preventivë. Nuk kanë ndikim analgjetik.

Question Çfarë përmbajnë tabletat Omnikum Osteo?
Answer

Tabletat përmbajnë Ca (kalcium), Mg (magnez), Vitaminë C, Zn (zink), Mn (mangan), Cu (bakër), Vitaminë К2, Vitaminë D dhe borat natriumi. Formula është e përgjithshme dhe është e dedikuar për mirëmbajtjen e kockave të forta, dhëmbëve dhe muskujve fleksibil.

Question Çka duhet të përdor që të kam eshtra të shëndetshme?
Answer

Një numër i madh i nutrientëve ndikojnë në shëndetin e eshtrave. Për eshtra të shëndetshme kryesore është të merrni kalcium, magnez dhe Vitaminë D në doza të rekomanduara të përditshme. Ato janë komponenta kryesore aktive të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen e eshtrave të shëndetshme.

Question A mund të përdoret Omnikum Osteo pas thyerjeve?
Answer

Po. Omnikum Оsteo rekomandohet, ndihmon dhe e lehtëson shërimin e frakturave.

Question Ku mund ta blej Omnikum Osteo?
Answer

Omnikum Osteo mund të bkihet në barnatoret PlusPharma.