“Çka është Omnikum Magnesium dhe për çka përdoret?
Magnezi është mineral i rëndësishëm për gjendjen tuaj të përgjithshme shëndetësore.
Magnezi është mineral i cili ka rol në procesin e ndarjes së qelizës. Kontribuon për funksionin normal psikologjik, mirëmbajtjen e eshtrave dhe dhëmbëve normal, baraspeshën e elektroliteve, sintezë normale të proteinave, zvogëlimin e lodhjes dhe raskapitjes, metabolizëm normal energjetik, funksion normal të muskujve dhe funksionim normal të sistemit nervor.
Marrja e duhur e magnezit ndikon në mënyrë të volitshme në performancat fizike të organizmit.
Organizmi nuk mund të prodhojë vetë magnezin, kështu që është e domosdoshme marrja shtesë ditore me ushqimin.
Vitamina B6 kontribuon për funksionimin normal të sistemit nervor dhe imunitar si dhe për funksion normal fiziologjik. Është i përfshirë në proceset e sintezës së cisteinës si dhe në metabolizmin e proteinës dhe glikogjenit. Merr pjesë në formimin e rruazave të kuqe të gjakut.
L-Triptofan është pararendës natyror i serotoninës i cili ndihmon në mbajtjen e disponimit pozitiv dhe funksioneve të mira kognitive.
Omnikum Magnesium i ynë ndihmon që:
ta mbani energjinë e nevojshme gjatë gjithë ditës;
ta rregulloni punën e trurit dhe gjithë sistemit nervor;
t’i relaksoni muskujt pas ditës së rëndë me punë ose me trajnime;
ndihmon në formimin e proteinave të reja;
ta mbani të rregullt ritmin e zemrës;
t’i mbani eshtrat, thonjtë dhe dhëmbët tuaj të shëndetshëm;
ta mbani presionin e gjakut në normale;
ta përmirësoni koncentrimin dhe memorien;
ta përmirësoni disponimin tuaj;
Nëse keni problem me pirjen e kapsulave, ato mund t’i hapni, përmbajtjen ta tretni në ujë ose jogurt dhe ashtu t’i konsumoni.
Formulë special e krijuar për shtojcë në ushqimin tuaj, Omnikum Magnesium 400!
Doza e rekomanduar është 1 kapsulë në ditë.
Shëndeti meriton më shumë!
Kërkojeni në barnatoret e PlusPharma!”