“Çka është Omnikum Zinc & Selenium dhe për çka përdoret?
Seleni është antioksidant i fuqishëm i cili:
– I mbron qelizat dhe indet nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira të cilët e përshpejtojnë plakjen, ndikon në pjellorinë mashkullore duke e stimuluar spermatogjenezën dhe është me rëndësi kryesore për shëndetin e prostatës;
– Ka ndikim imunostimulues që është jashtëzakonisht e rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar;
– Merr pjesë në prodhimin e hormoneve aktive të tiroideve, që nevojitet për funksionimin e drejtë të saj;
– Është i domosdoshëm për rritjen e drejtë të flokëve dhe thonjve;
– E stimulon detoksifikimin e organizmit me përshpejtimin e largimit të metaleve të rënda.
Në të njëjtën kohë, zinku kontribuon në:
– Mbrojtjen e qelizave nga efektet e radikaleve të lira (ndikim antioksidues);
– Funksionimin normal të sistemit imunitar (ndikim imunostimulues);
– Metabolizmin e vitaminës A dhe në mirëmbajtjen e shikimit normal;
– Mirëmbajtjen e nivelit normal të testosteronit në gjak dhe në pjellshmëri dhe reprodukim normal;
– Procesin e shërimit të plagëve, në rritjen normale, në ndarjen e qelizave dhe në ruajtjen e baraspeshës normale të acideve-bazave;
– Sintezën normale të proteinave dhe të acideve nukleinike dhe luan rol të rëndësishëm në metabolizmin e karbohidrateve dhe acideve yndyrore;
– Mirëmbajtjen e flokëve, lëkurës dhe thonjve normalë;
– Merr pjesë në sintezën e ARN;
– Kontribuon për funksionin normal kognitiv.
Seleni dhe zinku janë një ndër antioksidantët më të fuqishëm të cilët kontribuojnë në mirëmbajtjen e organizmit të shëndetshëm.
Si ta përdorni Omnikum Zinc + Selenium?
Rekomandohet përdorimi i 1 tablete në ditë gjatë ushqimit. Nuk duhet të tejkalohet doza e rekomanduar ditore.
Nëse keni përdorur dozë më të madhe të Omnikum Zinc + Selenium sesa që duhet, duhet: menjëherë të këshilloheni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Nëse keni harruar që ta përdorni Omnikum Zinc + Selenium: mos merrni dozë dyfishe për ta kompensuar dozën e lëshuar.
Çka duhet të dini para se ta përdorni Omnikum Zinc + Selenium?
Omnikum Zinc + Selenium nuk përdoret për preventivë ose trajtim të sëmundjes.
Shtatzënia dhe gjidhënia:
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të mirrni ndonjë ilaç.
Efektet e mundshme anësore (reaksione) nga Omnikum Zinc + Selenium
Ky produkt nuk ka efekte të padëshiruara të njohura. Nëse vëreni ndonjë efekt të padëshiruar, ju lutemi që ta informoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Numri dhe data e vendimit për qarkullim: 12-9748/2 i datës 10.11.2020
Një pako Omnikum Zinc + Selenium përmban 45 tableta
Para përdorimit, lexojeni udhëzimin me kujdes! Për indikacionet, rrezikun nga përdorimi dhe efektet e padëshiruara të produktit të kufizuar, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
“Shëndeti meriton më shumë vëmendje!”